• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani në prag të ndryshimeve

07/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E ardhmja e Milanit do të jetë në qendër të bisedimeve.

Dhe sipas “La Repubblica”, takimi do të bëhet këtë fundjavë, në Arabinë Saudite ku do të zhvillohet Çmimi i madh i Formula 1.

Aty do të zhvillohet një samit i ri midis drejtuesve të Red Bird, Kardinale ose dikush tjetër, dhe disa subjekteve të interesuara për të investuar në klubin milanez.

Fondi Pif, tashmë po analizon me shumë kujdes llogaritë e kuqezinjve dhe marrëveshja mund të arrihet në fund të këtij muaji. Javët në vijim do të shërbejnë për të sqaruar aspektet ekonomike të operacionit të mundshëm dhe ndoshta për të planifikuar transferimin e aksioneve të shumicës brenda një kohe afatmesme, sepse, është e qartë, ata që venë paratë duan të kenë edhe fuqinë për të vendosur.

E “ngjitja” në mazhorancë, është ndoshta thelbi kryesor i çështjes.

Vlerësimi ekonomik i Milanit në këtë kuptim një miliard e gjysmë, treqind milionë më shumë se sa ka paguar Red Bird. E rëndësishme është të kuptojmë se si do të zgjidhet çështja e stadiumit dhe largimi përfundimtar i Elliott, të cilit Cardinale duhet t’i shlyejë kredinë deri në vitin 2025.

Pas kësaj do të jetë e nevojshme të kuptohet se si të procedojnë me UEFA-n, duke qenë se Pif zotëron edhe Newcastle dhe neni 5 i rregullores, ndalon pjesëmarrjen në të njëjtat veprimtari për shoqëritë që i atribuohen të njëjtit subjekt.

Pra muaji aktual do të thotë shumë për të ardhmen e Djallit, nga klubi, te lojtarët te trajneri. Sepse revolucioni, si kurrë më parë, duket shumë pranë.

Next Post

Arb Manaj shënon golin e parë në Kazakistan, i dhuron tri pikët skuadrës së tij

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.