Thursday, 20. August 2026
Sport

Milani në zi, homazh portierit të mbiquajtur “Merimanga e Zezë”

GS 09/01/2025 1 Min. Lesezeit

Klubi i Milanit në zi. Në moshën 89-vjeçare ka ndërruar jetë Fabio Cudicini, ish-portier i madh i kuqezinjve, i cili shkroi historinë e futbollit në vitet ’60 dhe njihej si “Merimanga e Zezë” për veshjen e tij dhe aftësinë për të bërë pritje të jashtëzakonshme.

Gjatë pesë sezoneve me fanellën kuqezi, ish-portieri grumbulloi 183 paraqitje dhe fitoi një kampionat (1967-68), një Kupë të Kampionëve (1968-69), një Kupë Interkontinentale (1969) dhe një Kupë Italie (1971-72).

Milani e kujtoi ish-portierin me një mesazh prekës në rrjetet sociale:

“Rrjeta e Merimangës, në Zemrën tonë kuqezi. Përgjithmonë. Ka ndërruar jetë Fabio Cudicini, kampion i gjithçkaje me Milanin, portier i madh dhe njeri i madh. Ngushëllimet e të gjithë kuqezinjve për djalin e tij Carlo, i rritur në Klub, dhe për gjithë familjen. Lamtumirë, Fabio.”

 

Teilen: