Me t’u mbyllur merkato, Milani është gati të punojë edhe për rinovimin e kontratave. Më të rëndat, sipas “Tuttosport”, janë ato të Majk Menjasë dhe Teo Hernandezit.
Portieri është i lidhur me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2026 dhe ende merr të njëjtën pagë si kur erdhi nga Lila (3 milionë neto në sezon). Ai tani pret një rritje të rëndësishme dhe trajtimin si një lojtar me peshë. Klubi do të përpiqet të bëjë maksimumin ndaj Majk, por gjithashtu presin që lojtari të reagojë si duhet, sidomos ndaj sirenave të merkatos me Bajernin e Mynihut si kandidatin më të madhe për ta blerë. Diskutim i ngjashëm për Teo Hernandezin, i cili rinovoi në vitin 2021, duke e zgjatur marrëdhënien deri në vitin 2026 me 4 milionë në sezon. Mbrojtësi i krahut do të donte të qëndronte në Milano për një kohë të gjatë, por edhe në këtë rast nevojat tekniko-ekonomike të klubit duhet të jenë në përputhje me kërkesat e lojtarit.
TË PASIGURT – Një tjetër francez, si Olivie Zhiru e di se Milani mund të nënshkruajë me një sulmues për sezonin e ardhshëm, por në të njëjtën kohë ai gjithashtu ndihet mirë dhe dëshiron të vazhdojë të luajë vazhdimisht. Klubi do ta lërë zgjedhjen e rinovimit në duart e tij, ndaj nëse 37-vjeçari dëshiron të kalojë edhe një sezon me kuqezinjtë në kushtet e duhura, askush nuk do t’ia mohojë.
Sulmuesi tjetër, Luka Joviç, do të tentojë zgjatjen e kontratës me Milanin dhe dy muajt e fundit kanë dhënë sinjale të rëndësishme. Ndërkohë ka edhe funde raportesh. Në këtë kuadër duket se nuk ka gjasa që çifti Milan-Kjaer të vazhdojë përtej 30 qershorit, si dhe ai me Matia Kaldara (i mbijetuari i fundit i merkatos së Leonardos…). Gjithashtu do të vlerësohet e ardhmja e Davide Kalabrias dhe Alesandro Florenci, kontratat e të cilëve do të skadojnë në qershor të vitit 2025.
PANORAMASPORT.AL