• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani pa Leao ndaj Bologna-s, Allgeri ka gati alternativën

10/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rafa Leao nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së dielës mbrëma mes Milanit dhe Bologna-s. Sulmuesi portugez vazhdon të ndiejë shqetësime në pulpën e djathtë, pas dëmtimit të pësuar më 17 gusht, në sfidën e Kupës së Italisë, kundër Barit, ku gjithashtu shënoi një gol.

Gjatë ditëve të para të pushimit ndërkombëtar kishte optimizëm për rikthimin e tij, por situata ka ndryshuar. Leao nuk është stërvitur me grupin as të martën dhe as të mërkurën, duke u kufizuar me punë individuale. Klubi kuqezi do të monitorojë gjendjen e tij në 48 orët e ardhshme, por shanset që të luajë ndaj Bologna-s janë thuajse zero. Shpresa mbetet që ai të rikthehet më 20 shtator, në transfertë ndaj Udineses.

Ky sezon ka nisur në mënyrë të pazakontë për Leao-n, të cilin Massimiliano Allegri e ka vendosur në qendër të projektit të tij teknik, duke e transformuar në qendërsulmues. Në ndeshjet miqësore dhe atë të Kupës së Italisë, portugezi ka treguar se mund të përshtatet në këtë rol, duke shënuar edhe me kokë si një “9” klasik. Bashkëpunimi i tij me Pulisic ka dhënë sinjale pozitive, ndërsa testimi me Nkunku pritet të sjellë më shumë variacione në sulmin kuqezi.

Në mungesë të Leao-s, pritet debutimi i Christopher Nkunku, i cili ka vetëm pak minuta në këmbë dhe nuk është ende në formën optimale, por mbetet një opsion i rëndësishëm për Allegrin në këtë fillim sezoni.

Next Post

Serbia pritet të dënohet nga FIFA pas ndeshjes me Anglinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.