Sunday, 10. May 2026
Futboll

Milani, para të gjithëve për Goretzka: Kontaktet kanë nisur që nga marsi, ja oferta kuqezi

GS 25/04/2026 1 Min. Lesezeit

Mediat italiane përditësojnë situatat e Palestra dhe Leon Goretzka. Fillimisht për anësorin italian, sot te Cagliari, por në pronësi të Atalanta: “Klubi bergamask e di se mund të hapet ankand për të. Palestra pëlqehet nga Interi, Juventusi, Milani dhe Roma.

Nëse vjen një ofertë 40-45 milionë euro, do të jetë e vështirë të mbahet. Kujdes edhe nga Premier League, pasi enturazhi i tij, i njëjti me Riccardo Calafiori, ka kontakte të forta me klubet angleze. Për shembull Tottenham ka kërkuar informacion, por gjithçka varet nga mbijetesa”.

Për Goretzka: “Juventusi ka provuar, por Milani është qartësisht përpara për mesfushorin që do të largohet me parametër zero nga Bayern Munich. Ofertë 3-vjeçare prej 5 milionë eurosh në sezon, plus bonuse, ka paraqitur klubi kuqezi. Milani i ka nisur kontaktet që në mars dhe do ta mbyllë sa më shpejt marrëveshjen, duke krijuar një mesfushë të madhe me të, Adrien Rabiot dhe Luka Modrić”.

Teilen: