Fabio Kapelo ka analizuar derbin e Kupës së Italisë në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”. Duke u ndaluar te kuqezinjtë, ish-trajneri theksoi:
“Futbolli është ajo gjë e çuditshme ku Milani, në një vit që mbetet jashtëzakonisht zhgënjyes, arrin të eliminojë Interin i cili është i pari në kampionat dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve. E gjitha kjo duke i shkaktuar humbjen e tretë në pesë derbi, pa humbur asnjëherë. Për më tepër, me një derbi të përmbysur, ekipi i Konseisaos ka ngritur edhe Superkupën e Italisë përballë ‘kushërinjve’ në Riad. Jemi në paradoksin e paradokseve”.
Nga ana tjetër, nuk mund të mungonte edhe një gjykim për kampionët e Italisë në fuqi. “Interi kapërceu një Bajern me mungesa dhe zgjedhjet ndaj Bolonjës e Milanit më bën të kuptoj se kishte pak mendjemadhesi nga Inzagi, që më sa duket e nënvlerësoi derbin edhe pse vlente për një finale”, tha Kapelo.
PANORAMASPORT.AL