• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani ‘po zbrazet’, pas Tonali edhe Theo afër largimit

22/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas Sky Sport Italia, Atletico Madrid është i interesuar për yllin e Milanit, Theo Hernandez dhe ‘kuqezinjtë’ janë gati të dëgjojnë ofertat për francezin, por duan 100 milionë euro.

Gjigantët e Serie A po finalizojnë shitjen e Tonalit te Newcastle United për më shumë se 70 milionë euro. Magpies ngritën ofertën e tyre të mërkurën, duke iu afruar çmimit të kërkuar prej 80 milionë eurosh të Milanit.

  

Sipas ‘Sky Sport Italia’, Tonali mund të mos jetë i vetmi yll kuqezi që largohet nga ‘San Siro’ këtë verë.

Theo Hernandez, në fakt, është shfaqur si një objektiv i skuadrës së La Ligës, Atletico Madrid. Diego Simeone është një admirues i mbrojtësit, por ende asnjë ofertë zyrtare nuk është dorëzuar për gjigantët e Serie A.

‘Los Colchoneros’ thuhet se janë shumë të interesuar për Theo dhe mund të bëjnë ofertën e tyre në ditët në vijim. Megjithatë, Milani do të marrë në konsideratë vetëm ofertat mbi 80 milionë euro dhe do të synojë një shitje prej 100 milionë euro.

Theo iu bashkua Milanit nga Real Madrid në një marrëveshje prej 20 milionë euro në vitin 2019, duke u bërë një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë në ‘San Siro’.

25-vjeçari ka shënuar 24 gola në 167 paraqitje me ‘kuqezinjtë’./Lajmi.net/

  


Next Post

Cristiano dhe Georgina hedhin poshtë zërat për divorc, shfaqen me pushime familjarisht

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.