• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani pret Veronën

15/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sot në ora 20:45, Milani pret Veronën në “San Siro” për ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Serisë A.Serxho Konseisao e di fort mirë se i kërkohet vazhdimësia në kampionat pas suksesit të javës së kaluar kundër Empolit, por njëkohësisht nevojitet një përgjigje pas humbjes të së mërkurës në Champions.

Moment delikat për kuqezinjtë, por njëkohësisht edhe vendimtar, sepse, nëse sot është ndeshja, të martën është sfida e kthimit kundër Fejnordit. Për këto dy etapa, trajneri kuqezi ka folur për televizionin e klubit.

A është e vështirë të ndryshosh një sezon të tillë?

Vështirë, por jo e pamundur. Unë dhe stafi im jemi këtu për të ndryshuar situatën dhe për t’i bërë katër muajt e fundit të ndryshëm.

E dimë që nuk është e lehtë, edhe koha për punë është e paktë, por kemi marrë përsipër një mision që duam ta përmbushim me sukses.

A mund ta kthejë Milani situatën për tri ditë?

Është problem të punosh për tri ditë. Udhëtuam të enjten dhe sot (dje) e gjejmë veten para ndeshjes. Aq më tepër që tri ditë më pas kemi ndeshjen e kthimit me Fejnordin.

Situata është ajo që është: nëse të gjithë arrijmë të japim pak më shumë dhe të ngremë nivelin, ndeshjet bëhen më të lehta.

Next Post

STATISTIKAT/ Milani do vazhdimësinë, Verona të thyejë tabunë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.