Rosonerët pritet të transferojnë 5 yje.
Cardinale hap thesin, Rosonerët transferojnë pesë yje.
Milani është gati për të nisur një cikël të ri. Me largimin e Maldinit dhe Massaras, klubi kuqezi do të riformatojë anën teknike në prag të sesionit të ri të merkatos së futbollistëve.
Sipas Gazzetta dello Sport, trajneri Stefano Pioli, që është konfirmuar nga drejtuesit e klubit në detyrë, mund të ketë më shumë fuqi në zgjedhjen e lojtarëve, duke i përfshirë më shumë në merkaton që do të bëjë klubi.
Duket se drejtuesit e Milanit synojnë që ti japin teknikut një rol të rëndësishëm në merkato, ashtu siç ndodh në Angli, ku do të jetë Pioli ai që do të zgjedhë dhe do të thotë fjalën e fundit për afrimin e lojtarëve të rinj.
Gazzetta dello Sport, shkruan se Pioli ka piketuar pesë përforcime për sezonin e ardhshëm.
Objektivi i parë i Rosonerëve është Folarin Balogun, i cili ka realizuar 22 gola dhe 3 asistime këtë sezon. Për kartonin e amerikanit Milan do të shpenzojë 35 milionë euro.
Sa i përket krahut të djathtë të sulmit, Pioli ka kërkuar transferimin e Hakim Ziyech nga Chelsea dhe për shërbimet e tij Milan do të shpenzojë 15 milionë euro.
Rosonerët gjithashtu synojnë afrimin e Stephan El Sharawyt nga Roma me parametra zero.
Në mesfushë Milan ka arritur marrëveshje me Daichi Kamadan dhe japonezi do t’i bashkohet Rosonerëve me parametra zero.
Objektivi tjetër në mesfushë është Sergej Milinkovic-Savic, për të cilin Rosonerët janë të gatshëm të shpenzojnë 35 milionë euro.