Përpara në rrugën e tij, edhe kur dukej gati për të bërë një hap prapa. Paulo Fonseka, sipas asaj që u kuptuar në seancën e fundit stërvitore të “Djallit”, është gati të paraqitet në Monza, në një sfidë shumë, shumë delikate, pa Rafa Leaon dhe Fikajo Tomorin.
Përsëri, pavarësisht se mund të duket si janë mënyrë për ta ruajtur për ndeshjen e Champions-it kundër Realit të Madridit. Në vend të portugezit u provua sërish Okafor, gjithnjë e më shumë titullar në krahun e majtë ku do të rikthehet Teo Hernandez, i freskët nga një pezullim me dy ndeshje. Ndaj, edhe pse situata e Milanit kërkon kujdes, trajneri nuk lëshon pe.
Më ose pa miratimin e Leaos dhe atyre, tifozëve dhe komentuesve, që kërkonin përdorimin e tij që në minutën e parë. Në Monza, ku një vit më parë Milani doli me kocka të thyera (rezultati ishte 4-2 për vendësit), prandaj Paulo Fonseka luan për gjithçka. Nuk ka rëndësi nëse majat e kampionatit janë larguar ende pas humbjes në shtëpi ndaj Napolit dhe nëse fjala “titull”, të cilën ai vazhdon ta shqiptojë pavarësisht vonesës në renditje, duket se nuk i përshtatet shumë rezultateve më shumë të zeza se sa të kuqe. Në “U-Power”, si dhe ndaj Udinezes, Leao mund të hyjë në ndeshje e sipër.
TË TJERËT – Për pjesën tjetër, formacioni do të jetë pak a shumë i zakonshmi: Menja në portë, Rojal, Tomori, Pavloviç (Gabia është ende i dëmtuar) dhe Teo në mbrojtje. Reijnders me Fofana në mes të fushës, Çukvueze në të djathtë dhe Pulisiç si fantazist në vend të Moratas. Sot kjo është skuadra më e mire që mund të bëjë Fonseka, me disa rikuperime të dobishme (Kalabria dhe Joviç janë kthyer në dispozicion) dhe duke shpresuar që Abraham të jetë gati të paktën për transfertën e Championsit kundër Realit të Madridit në stadiumin “Stantiago Bernabeu”.
E sigurt është se transferta dyfishtë (Monza dhe Kaljari) do të jenë teste cilësie për punën e Fonsekës. I cili ndonëse i përkrahur nga klubi, e di mirë se nuk mund ta konsiderojë veten të paprekshëm dhe se duhet të marrë në shtëpi pak substancë, kuptohet si rezultat, pas gjithë tymit të këtij tetori të gjatë. Gjithashtu sepse, pas pushimit të mesit të nëntorit, Juvja do të bëjë vizitë në Milano dhe hapësira e gabimit do të reduktohet në pothuajse zero.
OFERTA KATALANASE – Pasi e ndoqi me vëmendje gjatë verës, Barcelona është rikthyer në gjurmët e Rafael Leaos duke përfituar edhe nga situata që lojtari po kalon te Milani. Sipas “La Gazzetta dello Sport” spanjollët mund ta vendosin Ansu Fatin në pjatë si një kompensim të pjesshëm, edhe pse, duke pasur parasysh situatën ekonomike të klubit katalanas, është e vështirë të imagjinohet një operacion i tillë në janar ku do të duheshin edhe disa dhjetra milionë për të plotësuar ofertën.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL