Milani po punon për të ardhmen ku në krye si drejtor sportiv pritet të jetë Igli Tare. Kuqezinjtë sot kanë zyrtarizuar rinovimin me dy talente të skuadrës, që kanë fituar minuta këtë edicion.
Bëhet fjalë për Baresagin dhe Torianin. Kontratat e reja janë firmosur të vlefshme deri në vitin 2030.
Davide Bartesagi, 19 vjeç, luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe po ashtu është pjesë e moshave të Italisë. Përgjatë këtij sezoni ka fituar minuta në gjashtë ndeshje.
Lorenco Toriani, 20 vjeç, është portier. Po ashtu pjesë e moshave të Italisë. Ka luajtur dy ndeshje me ekipin e parë në sezonin 2024/25.
PANORAMASPORT.AL