Thursday, 6. August 2026
Sport

Milani refuzon ofertën e Gallatasarajit për Leaon

GS 06/08/2026 1 Min. Lesezeit

E ardhmja e Rafael Leaos mbetet një nga çështjet më interesante të merkatos së verës për Milanin.

Në orët e fundit, kuqezinjtë refuzuan një ofertë prej 30 milionë eurosh, plus 5 milionë euro bonuse, nga Gallatasaraji– klub që është i interesuar për të afruar sulmuesin portugez – pasi e konsideruan propozimin të pamjaftueshëm.

Mbetet për t’u parë nëse Gallatasaraji do të paraqesë një ofertë të përmirësuar, por – mbi të gjitha – cilat janë synimet e vetë lojtarit.

Leao iu bashkua sërish shokëve të skuadrës në grumbullim më 29 korrik; ai e ka rifituar buzëqeshjen dhe gëzon një marrëdhënie të shkëlqyer me Amorimin dhe stafin e tij.

Teilen: