Arrigo Saki, ish-trajneri i Milanit për katër sezone, nga 1987 derinë 1991 dhe më pas në 1997, foli për kuqezinjtë e Stefano Piolit në një intervistë të shkurtër për “RaiSport”. Tri pyetje e po aq përgjigje nga “Profeti i Fuzinjanos”.
Çfarë mendoni për Milanin?
Sot janë një ekip me luhatje. Kuqezinjtë marrin një ndeshje si duhet, e në një tjetër e gabojnë gjithçka. Sipas mendimit tim ka shumë të huaj, futbolli italian është një lloj futbolli i vështirë, mbrojtës, ata nuk janë mësuar me të, por nga ana tjetër kemi ushqime të mira.
Ku qëndron problemi sipas jush?
Milani ka disa probleme. Më shumë se një: të natyrës teknike, të natyrës taktike, të natyrës fizike (shumë lëndime) dhe, ndoshta, edhe të natyrës menaxheriale. Rikuperimi duhet të fillojë vërtet nga trajneri, por edhe më parë nga klubi.
Cila mund të jetë zgjidhja?
Këtu janë tri gjëra që nuk kushtojnë asgjë dhe që të lejojnë të jesh protagonist: të kesh motivim të jashtëzakonshëm, shpirt të lartë ekipor dhe një ide loje. Loja është e krahasueshme me një skenar filmi. A keni parë ndonjëherë një film pa skenar. Mbaj mend që e provuan në Amerikë dikur, por dështoi.
Ju si do ta donit një skuadër?
Doja njëmbëdhjetë lojtarë që luanin me ekipin, për ekipin në të gjithë fushën dhe gjatë gjithë kohës. Leao kishte shumë në njërën anë dhe pak në temperament, temperamenti është një nga ato gjëra gjenetike, e vështirë për t’u pasur. A mund të jetë ai kampion? Po, kur luan me ekipin, për ekipin, në të gjitha fushat dhe gjatë gjithë kohës.
A janë kuqezinjtë jashtë garës për titull?
Jo vetëm Milani, por edhe Napoli. Të dyja më duken jashtë gare. Nuk e kuptoj dot se si kuqezinjtë nga suksesi me PSG-në kaluan në një thuajse humbje kundër Leçes. Sidomos duke menduar që ishin në avantazh të dy golave. Po të mos kishte qenë ndërhyrja e VAR-it do të qenë këtu duke folur për një humbje të bujshme.
PANORAMASPORT.AL