Teo Hernandez u largua me karton të kuq mbrëmë, ndërsa Fejenord përfitoi nga superioriteti numerik dhe eliminoi Milanin. Mbrojtësi francez është vendosur në qendër të kritikave, pasi kartoni i dytë i verdhë erdhi nga hiçi.
Simulimi do i kushtojë shtrenjtë Teos te kuqezinjtë. “La Gazzeta dello Sport” raporton se drejtuesit e Milanit po mendojnë ta gjobisin. Një rast i pazakontë në Champions për Milanin, që shfryn kështu ndaj mbrojtësit 27-vjeç.
Për më tepër rinovimi nuk shikohet më si opsion. Kontrata e tij përfundon në verën e vitit të ardhshëm, por shitja e Teos po mendohet seriozisht.
PANORAMASPORT.AL