Skuadra e Milanit ka siguruar shërbimet e sulmuesit nigerian, Victor Boniface, kanë njoftuar mediumet italiane.
Në fakt, thuhet se Milani ka tashmë marrëveshje me Bayer Leverkusenin, e cila do të bëhet zyrtare brenda kësaj jave.
Milani do ta huazojë sulmuesin 24-vjeçar, i cili është pajtuar të firmos kontratë katërvjeçare që do të futet në fuqi para fillimit të sezonit të ardhshëm.
Skuadra italiane do të paguajë 5 milionë euro për huazimin e Bonifaces, si dhe do ta ketë opsionin e blerjes së tij verën tjetër për 24 milionë euro.
Boniface do të jetë përforcimi i tetë i Milanit këtë verë pas Luka Modriqit, Ardon Jasharit, Samuele Riccit, Koni De Ëinterit, Pervis Estupinanit, Zachary Athekames dhe Pierto Terraccianos.