• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani synon edhe Moratan, zbulohen objektivat

24/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Zbulohen objektivat, Milani synon edhe Moratan.

Milani po vazhdon të jetë aktiv në tregun e transferimeve, teksa tani raportohet se ka kthyer fokusin te Lazar Samardzic, Gianluca Scamacca dhe Alvaro Morata.

“Kuqezinjtë” së fundmi humbën garën për transferimin e Marcus Thuramit, i cili zgjodhi të pranojë ofertën e Interit – teksa lejuan edhe largimin e Sandro Tonalit drejt Newcastle United.

Tani, “Sky Sport Italia”, ata po e kthejnë fokusin e tyre drejt objektivave tjera për të ri-investuar paratë nga shitja e Tonalit.

I pari është Samardzic i Udineses. Mesfushori serb tash e një kohë është në radarin e Milanit.

21-vjeçari mund t’i kushtojë “Rossonerëve” 16 milionë euro. Ai me Udinesen ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Sa i përket sulmuesve, eksperti i transferimeve Gianluca Di Marzio raportoi se Milani po kërkon Scamaccan e West Ham Unitedit dhe Moratan e Atletico Madridit.

24-vjeçari italian me “Çekanët” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027, teksa në treg vlerësohet me 22 milionë euro.

Ndërsa, Morata është i lidhur me klubin nga Madridi deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

30-vjeçari vlerësohet me 20 milionë euro.

Next Post

Zyrtare: Valon Hamdiu ndërron skuadër në Zvicër

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.