• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani synon transferimin e Robert Lewandowskit verën e ardhshme

30/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Robert Lewandowski po kalon sezonin e fundit te Barcelona, pasi në qershor të vitit të ardhshëm do të mbetet lojtar i lirë, me klubin katalanas që thuhet se nuk ka në plan t’i ofrojë një kontratë të re.

Gjiganti italian, Milani, raportohet se ka kontaktuar agjentin e polakut, Pini Zahavi, për të diskutuar mundësinë e një transferimi, shkruan gazetari Luca Cohen.

Kuqezinjtë nuk arritën të siguronin një qendërsulmues gjatë afatit kalimtar veror, duke sjellë në vend të tij Christopher Nkunku nga Chelsea për 42 milionë euro.

Me formën e paqëndrueshme të Santiago Gimenez, drejtuesit kuqezinj po mendojnë seriozisht të përforcojnë repartin ofensiv me një emër të madh, dhe Lewandowski është kthyer në një objektiv të parë për verën e ardhshme.

Megjithatë, një pengesë e madhe mbetet paga e tij e lartë rreth 12,5 milionë euro neto në sezon, që mund të bëjë të vështirë arritjen e marrëveshjes.

 

Next Post

PSG me katër mungesa në ndeshjen kundër Barcelonës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.