Wednesday, 19. August 2026
Sport

Milani triumfon me përmbysje, vjen fitorja e parë në Serie A për Conseisaon

GS 14/01/2025 1 Min. Lesezeit

Sergio Conseisao i është gëzuar fitores së parë në Serinë A në drejtimin  Milanit, teksa ka parë skuadrën e tij të triumfojë jo pa vuajtje në transfertë përballë Komos.

Pas një pjese të parë pa gola, ku për me tepër Morata u ndëshkua me të verdhin që e bën të mungojë ndeshjen ndaj Juves dhe Pulisiç i cili doli i dëmtuar, situata u komplikua në pjesën e dytë të ndeshjes.

Diao shënoi një gol spektakolar për vendasit duke i dhënë avantazhin që la të mendohej se përsëri Conseisao nuk do të shijonte fitoren.

Por Milani reagoi dhe ia doli të gjente fillimisht barazimin me Teo Hernandez, e më pas edhe golin e përmbysjes 2-1 të Rafael Leaos, për të siguruar tre pikët e para për trajnerin portugez në kampionat.

Teilen: