• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani zgjidh një telash, zyrtarizon rinovimin me titullarin e padiskutueshëm. I dyfishohet rroga

03/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në një periudhë mjaft të errët për Milanin vjen një lajm i mirë për kuqezinjtë. Tizhani Reijnders ka rinovuar sot kontratën e tij me klubin kuqezi duke e çuar tashmë fundin e saj në vitin 2030.

reijnderss

Reijnders, i afruar si një goditje e rëndësishme në vitin 2023, është kthyer shpejt në një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës, një titullar i pazëvendësueshëm në mesfushë me një rol vendimtar në të dy fazat e saj. Kur firmosi dy vite më parë, ai siguroi një rrogë prej 1,7 milionë eurosh në sezon. Tashmë rroga e tij do të jetë 3,5 milionë euro në sezon plus bonuse, një dyfishim i menjëhershëm i përfitimeve të lojtarit, për të shmangur tundimin nga klube të tjera.

“Jam krenar që rinovova pas një viti e gjysmë, është si të jem në një familje. Pres me padurim sezonet e ardhshme. Milani është si shtëpia ime e dytë, jam i lumtur. Është një moment i vështirë, duhet të bëjmë mirë që të jemi më të fortë. Duhet të vazhdojmë të besojmë te ajo që po bëjmë”, tha mesfushori duke dalë nga klubi pas firmës me kuqezinjtë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Igli Tare, pranë Milanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.