Thursday, 28. May 2026
Sport

Milani zyrtarizon lojtarin e katërt brenda 24 orëve

GS 04/02/2025 1 Min. Lesezeit

Milani ka qenë mjaft aktive në fundin e merkatos.

Skuadra italiane ka zyrtarizuar sot Xhoao Feliks, i cili është huazuar nga Çelsi.

Ky është dhe transferimi i katërt për Milanin brenda 24 orëve. Më parë janë prezantuar Rikardo Sotil, Bondo dhe Gimenez.

Për Xhoao Feliks u nevojit ndërhyrja e trajnerit Konseisao.

Ky i fundit bisedoi me vetë lojtarin disa orë para konfirmimit të lëvizjes.

Milani nuk ka pasur vetëm afrime në fundin e merkatos.

Kujtojmë këtu largimin e Alvaro Moratës dhe Davide Kalabrias.

Teilen: