Sulmuesi i Spanjës, Alvaro Morata është rikthyer në Serie A të Italisë, por te skuadra e Milanit.
Morata është prezantuar të premten te Milani, ekip me të cilin ka firmosur kontratë deri në vitin 2028 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
ADVERTISEMENT
Ai iu bashkua Milanit nga Atletico Madridi për 13 milionë euro dhe te klubi italian do të ketë pagë vjetore prej 5 milionë eurosh.
Morata të dielën e shkuar u shpall kampion i Evropës me Spanjën kurse kampionatin italian e njeh shumë mirë.
Në dy periudha të ndryshme, Morata ka luajtur i huazuar tek Juventusi dhe me ekipin nga Torino ka fituar dy tituj kampioni, tri kupa dhe një Superkupë të Italisë.
31-vjeçari, gjithashtu karrierë ka bërë edhe te Real Madridi e Chelsea, ndërsa sezonin e shkuar ka shënuar 21 gola në të gjitha garat për Atletico Madridin.