Konbinimi i skijimit dhe vrapimit ka bërë që Lojrat Olimpike Dimërore të Milano-Cortina 2026 të bëjnë historinë pasi sot ka debutuar një disiplinë e re ajo e “alpinizmit me ski”.
Gara është e ndarë në tri segmente. Në të parin atletët do të vrapojnë në një kodër me ski në çizmet e tyre përmes një piste në formë diamanti. Për të kaluar këtë segment skitë e atletëve janë të pajisuara me një pëlhurë e cila ndihmon që të krijohet fërkim mes skive dhe borës.
Pas kësaj, atletët arrijnë në zonën e tyre të parë të tranzicionit (janë tre të tilla). Ata duhet t’i heqin skitë nga këmbët dhe t’i vendosin në çantat e shpinës, përpara se të ngjiten me shpejtësi një palë shkallë për në zonën e dytë të tranzicionit.
Kur arrijnë në zonën e dytë të tranzicionit, atletët do t’i vendosin përsëri skitë e tyre dhe do të duhet që të heqin edhe materialin që kanë ngjitur në to. Kjo pëlhurë shërben për sektorin e parë për të krijuar fërkim me borën. Në sektorin e tretë atletët do të duhet që të skijojnë normalisht dhe për këtë motiv nuk kanë nevojë për “lëkurën” e vendosur në skitë e tyre.
Prej majës ku janë ngjitur, atletët do të zbresin me ski në zbritje në një garë deri në vijën e finishit. I gjithë kursi zakonisht zgjat nga tre deri në katër minuta për t’u përfunduar.