Wednesday, 18. February 2026
Sport

Milano-Cortina 2026 në RTSH/ Brignone e artë në Super Slalom Gjigant për femra

GS 12/02/2026 1 Min. Lesezeit

Federica Brignone (1:23.41) mori medalje të artë pasi interpretoi më mirë nga të gjitha rivalet e saj pistën legjendare të “Olimpia delle Tofane”, e cila është 2.560 metra e gjatë me një disnivel prej 750 metrash.

Skiatorja italiane i dhuron një tjetër gëzim të madh publikut vendas ndërsa mori medaljen e artë në sytë e presidentit të republikës, Sergio Mattarella.

Në këtë disiplinë plotësojnë podin francezja Romane Mirandoli (+0.41) dhe skiatorja nga Austria Cornelia Huetter (+0.52).

Teilen: