Tuesday, 24. February 2026
Sport

Milano-Cortina 2026 në RTSH/ Cardona historik për Spanjën, nxënësi i Jornet merr të artën që mungonte prej 54 vitesh në debutuesen “skimo”

GS 20/02/2026 1 Min. Lesezeit

Dita e djeshme ka qenë historike për ekipin spanjoll në Milano-Cortina 2026. Në disiplinën debutuese në këto lojtrat olimpike dimërore, “alpinizmit me ski”, i cili është kombinimi i skijimit dhe vrapimit, dominoi garën një atlet nga Spanja.

Bëhet fjalë për Oriol Cardona Coll, i cili triumfoi në këtë disiplinë të re për të marrë medaljen e artë për Spanjën, e cila kishte fituar një të tillë për herë të fundit falë Francisco Fernández Ochoa në “Sapporo 1972”.

Atleti njihet për sipërmarrjet në garat e rezistencës ashtu si edhe “mentori” i tij, Kilian Jornet. Ky i fundit, i cili është njëri pret maratonomakëve më të njohur në garat me disnivele të ndaluara për njerëzit e thejshtë, ka qenë një faktor në këtë triumf të Oriol Cardona Coll.

Teilen: