Saturday, 21. February 2026
Sport

Milano-Cortina 2026 në RTSH/ Gjak në akull, Kamila Sellier e Polonisë shpëton për mrekulli në pistën e shpejtësisë

GS 21/02/2026 1 Min. Lesezeit

Lojrat Olimpike Dimërore kanë treguar gjatë këtyre ditëve të dy anët e medaljes. Një sportist përveç gëzimit apo dëshpërimit përjeton edhe tragjedi. Shumë pranë një të tille i shkoi mbrëmjen e kaluar skiatorja polake Kamila Sellier.

25-vjeçarja për pak sa nuk humbi shikimin në njërin sy pas një aksidienti të pafat gjatë garës së 1500m në “Milano Ice Skating Arena”.

Patinat e njërën prej rivaleve e goditën në fytyrë polaken, e cila pasi humbi syzet pësoi një prerje të thellë në mollzën e majtë. Sipas një zëdhënësi të Komitetit Olimpik Polak skiatorja u dërgua në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Teilen: