Monday, 2. February 2026
Sport

Milano Cortina 2026 në RTSH/ Ja kur do të garojnë sportistët shqiptarë në Olimpiadë

GS 02/02/2026 1 Min. Lesezeit

Jemi futur në javën Olimpike! Me Ceremoninë e Hapjes së Lojërave Olimpike Milano Cortina 2026 që do të nisë zyrtarisht ngjarjen kryesore të vitit të premten.

Për herë të parë në historinë e Lojërave Olimpike Dimërore, Shqipëria përfaqësohet me 4 sportistë në ski alpine: Lara Colturi, Lisa Brunga, Semire Dauti dhe Denni Xhepa.

Është publikuar ditën e sotme edhe kalendari i garave të skive alpine në Olimpiadë. Eventet, që do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, nisin më 7 shkurt dhe përfundojnë në 18 shkurt.

Denni Xhepa do të garojë në të katërta disiplinat (Downhill, Slalom gjigant, Slalom dhe Super G) për meshkujt, Lara Colturi dhe Semire Dauti në 2 disiplina (Slalom gjigant dhe Slalom), ndërsa Lisa Brunga do të garojë vetëm në Slalom.

Denni Xhepa do të zbresë në pistë më 7, 11, 14 dhe 16 shkurt, Lara Colturi dhe Semire Dauti më 15  shkurt në slalomin gjigant dhe më 18 shkurt në slalom, ditë kur do të garojë edhe Lisa Brunga.

Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 mund ti ndiqni drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Teilen: