Milano Cortina 2026 në RTSH/ Team Albania gati për Lojërat Olimpike Dimërore
Team Albania është gati për një eksperiencë të jashtëzakonshme në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina.
Për herë të parë në historinë e Lojërave Olimpike Dimërore, Shqipëria përfaqësohet me 4 sportistë në ski alpine: Lara Colturi, Lisa Brunga, Semire Dauti dhe Denni Xhepa.
Të katërt këta sportistë janë kualifikuar për të marrë pjesë në Milano Cortina 2026, event që do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar prej datës 6 shkurt.
Ekipi shqiptar në Lojërat Olimpike Dimërore, Milano Cortina 2026
Lara Colturi (19 vjeç)
Slalom gjigant dhe Slalom
Lisa Brunga (17 vjeç)
Slalom
Semire Dauti (18 vjeç)
Slalom gjigant dhe Slalom
Denni Xhepa (22 vjeç)
Downhill, Slalom gjigant, Slalom dhe Super G
Teilen: