Saturday, 14. February 2026
Sport

Milano-Cortina 2026 në RTSH/ Xhepa siguron lëshimin e dytë në Slalomin Gjigant, Lucas Pinheiro Braathen shtang favoritët në zbritjen e parë

GS 14/02/2026 1 Min. Lesezeit

Milano-Cortina 2026 ofron sot njërën prej garave më të bukura të Lojrave Olimpike Dimërore. Në Stelvio vetëm pak çaste më parë u mbyll lëshimi i parë i skiatorëve në disiplinën e Slalomit Gjigant për meshkuj.

Protagonist absolut i këtij sesioni të parë, të transmetuar ekskluzivisht në RTSH 1 HD dhe RTSH Sport HD, ishte skiatori nga Brazili Lucas Pinheiro Braathen (1:13.92), i cili la pas favoritët si Marco Odermatt (1:14.87) dhe Loïc Meillard (1:15.49).

Sa i përket Deni Xhepës, skiatori shqiptar gaboi në disa pjesë të pistës, por pa kompromentuar kualifikimin për në lëshimin e dytë, i cili do të transmetohet në RTSH 1 HD në mesditë.

Teilen: