Thursday, 19. February 2026
Sport

Milano-Cortina 2026/ Zbritje e lirë femra, drama e Vonn, rrëzohet dhe dërgohet në spital me helikopter

GS 08/02/2026 1 Min. Lesezeit

Lindsey Vonn pësoi një rrëzim tronditës gjatë garës së saj në zbritjen e lirë në Milano-Cortina 2026.

Amerikania, një nga favoritet në garën e sotme, u rrëzua vetëm pak sekonda pas fillimit të garës.

Heshtja ra në zonën e finishit dhe britmat e dhimbjes së skiatores ikonë mund të dëgjoheshin nga të gjithë. Gara u ndërpre për disa çaste ndërsa stafi mjekësorë transportoi Vonn nëpërmjet një helikopteri në spital.

Teilen: