Friday, 13. February 2026
Sport

Milano Cortina në RTSH/ Denni Xhepa, gati për garën e dytë në Lojërat Olimpike

GS 13/02/2026 1 Min. Lesezeit

Të shtunën e 14 shkurtit, zhvillohet slalomi gjigant për meshkuj në Lojërat Olimpike Dimërore, Milano Cortina 2026.

Në këtë garë do të marrë pjesë edhe skiatori shqiptar Denni Xhepa, i cili do të duhet të tregojë më të mirën e tij, teksa do të masë forcat me yjet ndërkombëtarë të skijimit alpin.

Lëshimi i parë në këtë disiplinë do të jetë në orën 10:00 dhe i dyti në 13:30 dhe e gjithë gara do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Kjo është gara e dytë e Denni Xhepës në këtë Olimpiadë, pasi më herët garoi edhe në Super G, ku zuri vendin e 34-t.

Të dielën më 15 shkurt do të debutojnë në Milano Cortina edhe Lara Colturi dhe Semire Dauti në slalom gjigant për femra.

Teilen: