Një surprizë e bukur ka ndodhur në gjysmëfinalen e parë të femrave në sprintin ekipor të Olimpiadës Milano-Cortina, që transmetohet në RTSH. Në mes të kësaj gare, një qen është futur në pistën e Val di Fiemme.
Qeni i llojit husky (ujk çekosllovak) përshkroi gjithë dishezën dhe vazhdoi vrapimin dhe në pjesën finale, duke kaluar finishin pas sportisteve.

Sipas “Eurosport”, qeni quhet Nazgul dhe pronare e tij është Alice Varesco, një ish-skiatore që banon dikur afër pistës.
Imazhet e qenit në pistë kanë bërë menjëherë xhiron në rrjetet sociale dhe do të jenë me siguri një nga episodet më të veçanta të Milano-Cortina 2026.
Teilen: