Thursday, 19. February 2026
Sport

Milano-Cortina në RTSH/ Hokej në akull, SHBA-të dhe Kanadaja në gjysmëfinale mes drithërimash

GS 19/02/2026 1 Min. Lesezeit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja, dy skuadrat favorite për medaljen e artë të hokejit në akull për meshkuj, janë kualifikuar në gjysmëfinale me shumë vështirësi. Të dyja kanë kaluar pas kohës shtesë, duke mundur respektivisht Suedinë dhe Republikën Çeke.

Koha e rregullt e sfidës SHBA-Suedi përfundoi 1-1, ndërsa në shtesë Hughes largoi fantazmat me golin e fitores dhe të kualifikimit për amerikanët. Më parë kishin shënuar Larkin për SHBA-të dhe Zibanejad për Suedinë.

Me shumë vështirësi është kulaifikuar edhe Kanadaja, që mundi Republikën Çeke me rezultatinn 4-3. Në shtesën prej 10 minutash tre kundër tre, plus portierët, Marner mbylli llogaritë për Kanadënë, që rrezikoi eliminimin e bujshëm nga Lojërat Olimpike Dimërore.  

Katër skuadrat gjysmëfinaliste të hokejit në akull për meshkuj janë SHBA-të, Sllovakia, Kanadaja dhe Finlanda.

Teilen: