Monday, 16. February 2026
Sport

Milano Cortina në RTSH/ Italia rekord medaljesh në shtëpi

GS 16/02/2026 1 Min. Lesezeit

Numri rekord i medaljeve të Italisë në Lojërat Olimpike Dimërore dhe numri rekord i medaljeve të arta të fituara nga skuadra italiane erdhi në Milano Cortina 2026 ditën e djeshme, falë sukseseve historike të Federica Brignones dhe Lisa Vittozzit.

Italia po shkruan historinë në Lojërat Olimpike Dimërore, Milano Cortina 2026, duke fituar 22 medalje deri më tani, duke tejkaluar rekordin e të gjitha kohërave të vendosur në Lillehammer 1994.

Me Federicën dhe Lisën, skuadra italiane ka fituar 8 medalje ari, më shumë se trefishi i numrit krahasuar me Lojërat e Pekinit 2022 (dy medalje ari) dhe dyfishi i numrit të medaljeve krahasuar me Lojërat e fundit në shtëpi, ato të Torinos 2006, kur Italia ndaloi në 11 medalje.

Kujtojmë që Lojërat Olimpike Dimërore, Milano Cortina 2026 transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Teilen: