Jürgen Klopp do të ketë një detyrë të veçantë në Lojërat Olimpike Dimërore. Ish-trajneri i njohur do të ketë një rol të rëndësishëm në garën e stafetës së biatlonit (transmetim i drejtpërdrejtë në RTSH Sport HD). Ai do t’i bjerë kambanës, e cila paralajmëron atletët se po futen në xhiron e fundit.
Një fakt të tillë e zbuloi vetë 58-vjeçari i cili tha: “Më pyetën nëse do të doja t’i bija kambanës para xhiros së fundit. Pyetja ime e parë ishte: Për çfarë bëhet fjalë? Unë do të jem në garë, është hera ime e parë që ndjek nga pranë këtë lloj disipline”.
Teilen: