Federica Brignone triumfoi në slalomin super gjigant duke marrë medaljen e artë ditën e sotme. Ky sukses vjen pas 315 ditësh rehabilitimi nga dëmtimi i rëndë që pësoi prillin e vitit të kaluar.
Por në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja kosovare Kiana Kryeziu, e cila nuk u klasifikua në renditje pasi nuk arriti ta përfundojë garën.
Kosova debutoi sot zyrtarisht në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, me skiatoren Kiana Kryeziu, e cila ishte e pafat, pasi doli nga shtegu në lëshimin e parë në super slalomin gjigant për femra.
Gara e radhës për skiatoren kosovare është më 15 shkurt në disiplinën e Slalomit gjigant.
Teilen: