Friday, 13. February 2026
Sport

Milano-Cortina në RTSH/ Kur cikli kushtëzon garën e femrave, por nuk ka zgjidhje…

GS 13/02/2026 2 Min. Lesezeit

Pas vendit të 5-të në Milano Cortina, Dorothea Wierer, ka nxjerrë në pah një temë, që në botën e sportit është ende një tabu: ciklin menstrual. Sportistes italiane iu desh të përballonte garën më të rëndësishme pikërisht në ditët e ciklit dhe kjo ndikoi në paraqitjen e saj.

“Duhet të jemi realistë, për mua ishte e vështirë në ski, sidomos nga xhiroja e tretë e më pas pata vështirësi. Për fat të keq, një herë në muaj për ne femrat është kështu, duhet të vuajmë dhe kaq”, – ka thënë Wierer.

Për temën në fjalë kanë folur më parë edhe Federica Pellegrini, pas zhgënjimit në Rio 2016. Notarja e njohur tha se kishte llogaritur keq ciklin dhe garoi në momentin më të keq në aspektin fizik. Benedetta Pilato, pas Botërorit të Budapestit 2022, u shpreh se cikli kishte kushtëzuar garën e saj dhe se femrat nuk mund të jenë në top formën e tyre si meshkujt për këtë arsye.

Por nuk ka zgjidhje, sepse sipas specialistëve cikli nuk është një gjë që mund të kontrollohet gjithmonë. Është një temë shumë specifike, për më tepër që cikli nuk është i njëjtë për të gjitha.

Paula Radcliffe arriti rekord botëror në maratonë në 2002-shin, duke garuar me menstruacione. Sportiste të tjera, si tenistja Iga Swiatek për shembull, kanë folur hapur për problematika të tjera që lidhen me ciklin, si sindroma paramenstruale dhe se si ndikon negativisht në performancë.

Teilen: