Friday, 13. February 2026
Sport

Milano-Cortina në RTSH/ Rebecca Passler kthehet të garojë, bie poshtë pezullimi për doping

GS 13/02/2026 1 Min. Lesezeit

Rebecca Passler, e pezulluar për doping, mund të marrë pjesë tashmë në Olimpiadën Dimërore Milano-Cortina 2026. Vendimi është marrë Trupa Kombëtare e Apelit, që ka pranuar rekursin e sportistes italiane për pezullimin provizor.

Ajo kishte rezultuar pozitive ndaj një substance të ndaluar pas një kontrolli të bërë më 26 janar. Sportistja 24-vjeçare mund të marrë pjesë në garën e stafetës javën e ardhshme.

Pasi KAS-i deklaroi se nuk kishte juridiksionin për rekursin, sot Nadab njohu vlefshmërinë e marrjes së pavullnetshme, ose kontaminimin e pavetëdijshëm të substancës. Rebecca Passler do t’u bashkohet shoqeve të skuadrës nga e hëna e 16 shkurtit.

“Kanë qenë ditë të vështira, – tha Passler. – Kam besuar gjithmonë në pastërtinë time dhe falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur: avokatët, federatën, familjarët dhe miqtë. Tani mund të përqendrohem 100% te biathloni”.

Teilen: