Sunday, 15. February 2026
Sport

Milano Cortina në RTSH/ Semire Dauti kualifikohet në finale, e pafat Kiana Kryeziu

GS 15/02/2026 1 Min. Lesezeit

Pas Lara Colturit në garën e sotme në slalomin gjigant në Lojërat Olimpike, Milano Cortina 2026, ka debutuar edhe skiatiorja tjetër kuqezi, Semire Dauti.

18-vjeçarja ka kaluar me sukses lëshimin e parë, duke zënë vendin e 52-të në renditjen e përgjithshme dhe ka siguruar një vend në lëshimin e dytë, që do të nisë në orën 13:30.

E pafat skiatorja kosovare Kiana Kryeziu gabon në lëshimin e parë në slalomin gjigant dhe për pasojë nuk arrin që të kualifikohet në finale.

Teilen: