Milano-Cortina në RTSH/ Skaner 3D para garave të kërcimit me ski për të ndaluar dopingun teknologjik
Kontrolle të rrepta për shkak të çështjes së “dopingut” në zonat intime. Gjyqtarët vendosin mikroçip për të evituar injeksionet që rritin dimensionet anatomike.
Një çështje ka tronditur jo pak kompeticionin e kërcimit me ski në Predazzo, duke detyruar gjyqtarët e Milano-Cortina 2026 të marrin masa kontrolli teknologjik të paprecedenta, në mënyrë që të mbrojnë rregullsinë e garave.
Sipas asaj që ka zbuluar shtypi ndërkombëtar, disa sportistë kanë bërë rekurs ndaj injeksioneve për të rritur dimensionet anatomike, duke shfrytëzuar kështu rregulloren që përcakton sipërfaqen e tutave teknike në proporcion me trupin.
Një tutë më e gjerë, në fakt, gjeneron një efekt “velë”, që sjell një fuqi më të madhe aerodinamike, duke lejuar sportistin të fluturojë më larg dhe të fitojë centimetra vendimtarë.
Për të ndaluar këtë formë absurde manipulimi, që i ngjan një lloj dopingu teknologjik, organizatorët kanë futur si detyrim skanerat 3D para çdo gare të kërcimit me ski dhe vendosjen e mikroçipit në uniforma, duke garantuar që zgjerimi i veshjes teknike të jetë konform dimensioneve reale fizike të sportistëve, pa asnjë ndërhyrjeje artificiale.