Wednesday, 18. February 2026
Sport

Milano-Cortina në RTSH/ Skualifikohet ukrainasi Heraskevych për kaskën me viktimat e luftës

GS 12/02/2026 1 Min. Lesezeit

Sportisti ukrainas i skeleton, Vladyslav Heraskevych, është përjashtuar nga Olimpiada dimërore Milano-Cortina 2026 për shkak të kaskës. Sportisti në kaskë kishte imazhet e disa viktimave sportive të konfliktit me Rusinë dhe CIO ka marrë menjëherë masën e përjashtimit.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka shpjeguar se ndëshkimi ka ardhur “pas refuzimit për t’u sjellë konform linjës së shprehjes vizive të sportistëve”, që ndalon çdo lloj manifestimi apo propagande politike, fetare dhe raciste.

Vendimi është marrë nga juria e Federatës Ndërkombëtare të Bob dhe Skeleton (Ibsf), ndërsa Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur “me keqardhje” t’i heqë akreditimin për Milano-Cortina 2026.

CIO e kishte lejuar të mbante një shirit të zi në kaskë, por nuk mjaftoi. Presidenti Kirsty Coventry e priti Heraskevych në majë të pistës, rreth 75 minuta para garës së skeleton. Folën të dy, por Heraskevych nuk ndryshoi mendje.

Teilen: