Emocione të mëdha ka sjellë në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar finalja e garës së 1000 metrave në patinazhin e shpejtësisë për femra.
Holandezja Jutta Leerdam ka fituar medaljen e artë dhe ka vendosur rekord të ri olimpik me kohën 1:12:31. Në vendin e dytë është renditur holandezja Femke Kok, që gjithashtu vendosi rekord të ri olimpik në performancën e saj.
Në shkallën më të ulët të podiumit qëndron japonezja Miho Takagi, sportistja që fitoi medaljen e artë në Pekin 2022.
Teilen: