Friday, 20. February 2026
Sport

Milano Cortina në RTSH/ Vjen fitorja e parë historike e Italisë në hokej për femra

GS 05/02/2026 1 Min. Lesezeit

Aventura e Italisë në turneun e hokejit për femra në Lojërat Olimpike Milano Cortina 2026 ka nisur në mënyrën më të mirë.

Në ndeshjen hapëse në Arenën e Hokejit në Akull në Milano Santagiulia, vajzat “e kaltra” mposhtën Francën me rezultatin e thellë 4-1.

Është fitorja e parë historike për ekipin italian të hokejit të femrave në Lojërat Olimpike; paraqitja e tyre e vetme e mëparshme, në Torino 2006, ishte e pasuksesshme.

Golat e Italisë erdhën nga Tutino në minutën e 10-të, Roccella në minutën e 35-të, Fantin në minutën e 40-të dhe Della Rovere në minutën e 44-të. Franca kaloi e para në avantazh, por goli i De Serres nuk mjaftoi për të evituar humbjen.

Teilen: