• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

‘Milanoja do të ketë stadiumin më të mirë në Europë, ndoshta edhe në botë’

30/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, ka konfirmuar se projekti për ndërtimin e stadiumit të ri në Milano ka marrë dritën jeshile dhe se objektivi është përfundimi i tij brenda fundit të vitit 2030. Stadiumi i ri, i cili do të ndërtohet në vend të ‘San Siros’, pritet të ketë një kapacitet prej 72 mijë vendesh dhe të jetë gati për Kampionatin Europian të vitit 2032.

Scaroni u shpreh i entuziazmuar për hapin e parë të arritur pas një procesi të gjatë negociatash mes Milanit, Interit dhe autoriteteve lokale. Ai theksoi se çdo mundësi për ankesa ligjore ekziston, por është i bindur se ato do të refuzohen. Brenda këtij muaji, klubet do të kryejnë pagesën prej 73 milionë eurosh për aktin noterial, duke hapur zyrtarisht rrugën për fazën e projektimit.

Projekti arkitektonik do të realizohet nga studioja prestigjioze Foster dhe Manica, që, sipas Scaronit përfaqëson kombinimin më të mirë mes ekspertizës globale dhe specializimit në stadiume. “Besoj se kemi zgjedhur më të mirët për t’i dhënë Milanos stadiumin më të bukur në Europë, ndoshta edhe në botë”, u shpreh ai.

Scaroni theksoi se objekti do të jetë i aksesueshëm për të gjithë dhe do të modernizojë të gjithë zonën përreth. Sipas planit, projekti do të prezantohet zyrtarisht në vitin 2026, ndërsa ndërtimi do të nisë në 2027, për t’u përfunduar tre vjet më vonë. Stadiumi pritet të kthehet në një simbol të ri të futbollit dhe të qytetit të Milanos.

 

 

Next Post

Atalanta triumfon ndaj Brugge

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.