Miliarderi finlandez Thomas Zilliakus, duket se e ka seriozisht sa i përket dëshirës për të marrë në pronësi Interin. Duke folur për mediat në vendlindje, ai ka konfirmuar se ekziston dëshira reale e tij dhe e sheikut të Katarit, Al Thani, për të marrë pronësinë e plotë të zikaltërve nga Suning.
“Dua të blej Interin nëpërmjet fondit tim “XXI Century Football Capital” dhe me mbështetjen e afërt të Jasim Bin Hamad Bin Jasim Bin Xhaber Al Thani, të cilin e kontaktova të hënën për të zhvilluar takime dhe për të bashkuar burimet tona financiare”, tha ai për “Helsingin Sanomat”.
“Takimet me Stiven Zhang dhe Suning do të zhvillohen me dyer të mbyllura dhe rezultatet e tyre do t’u bëhen të ditur në kohën e përshtatshme. Çmimi ynë përfundimtar për blerjen është 1 miliard euro. Zhang dëshiron të shesë, por vetëm për persona të cilët kanë seriozisht si qëllim që të bëjnë më të fortë Interin”, tha finlandezi.
PANORAMASPORT.AL