• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milinkoviç-Saviç, Berardi e Rodri/ Si mendon të luajë Juvja e ardhshme

06/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Juventusi në fillim mendon të shesë, por ndërkohë edhe lista e blerjeve do të punohet me shumë kujdes, ku tashmë dihet se objektivi kryesor ëshët Sergej Milinkoviç-Saviç, për të cilin, në rast se largohen dy si Zakaria dhe MeKeni, ata mund të sjellin 40-45 milionë eurot me të cilat Lacio do të dorëzohej pa kushte.

alegri

Arsyeja pse drejtori i ri sportiv, Federiko Xhuntoli, kërkon që t’ia dhurojë trajnerit Alegri serbin lidhet me faktin se Milinkoviç-Saviç dhe Pogba kanë cilësi sa të përbashkëta, por aq edhe të ndryshe, por që në rast se bashkoheshin do të krijonin dhe garantonin jo vetëm cilësi loje vertikale dhe paparashikueshmëri, por në të njëjtën kohë edhe muskuj dhe rikuperime.

Ndërkohë, për sa i përket sulmit, këtu objektivat primarë janë dy. Domeniko Berardi i Sasuolos është një emër tek i cili mund të arrihet lehtë në rast 25 milionë eurosh, por ai që intrigon më shumë është talenti i Betisit të Sevijes, Rodri Sançez.

Ky është një sulmues i dytë tipik dhe fakti që Alegri po mendon të transformojë 3-5-2 e sezonit të kaluar në një 3-4-2-1, me një pykë si Vlahoviçi për shembull, të mbështetur nga pas nga dy lojtarë të shpejtë si Kostiç, Kieza, apo edhe Rodri apo Berardi, do të bënin repartin ofensiv bardhezi një “shigjetë”, kur bëhet fjalë për shpejtësinë në qarkullim dhe ekzekutim.

Sigurisht që mesfushorët duhet gjithashtu që të shtyjnë shumë drejt sulmit dhe jo më kot të gjithë shpresojnë që Pol Pogba këtë sezon të harrojë dëmtimin e pësuar dhe të rikthehet në nivelet që të gjithë presin, por pse jo edhe Lokateli, apo akoma më shumë Rabio të konfirmohen në formën se sezonit të kaluar. Për sa i përket korsive anësore, janë edhe dy emra të tjerë në listë. I pari është Timoti Kastanj për korsinë e majtë, i cili vlerësohet 15-20 milionë euro nga Lestër.

Ndërsa Holm i Specias vërtet pëlqehet shumë, por duket shumë i shtrenjtë, duke qenë se italianët pretendojnë të fitojnë 45 milionë euro nga shitja e tij. Gjithsesi, e rëndësishme është që bisedimet janë të hapura dhe që Alegri më në fund po mendon për diçka shumë herë më ofensive për sezonin e ardhshëm, sesa Juvja që u pa vjet.

juventus

PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

Çfarë shkruan mediumi zviceran për Granit Xhakën?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.