Sunday, 15. March 2026
Sport

Milinkoviç-Saviç transferohet në Arabi, Lotito i bën bllokadë: Nuk e kam shitur ende, ja arsyeja

GS 13/07/2023 1 Min. Lesezeit

Ditën e djeshme, Al Hilal njoftoi transferimin e Sergej Milinkovic Saviç nga Lacio. Mesfushori serb është transferuar për 40 milionë euro megjithatë ende ka një të paqartë në lidhje me të ardhmen e tij.

MILINKOVIC SAVIC

Vetë klubi i Lacios ende nuk ka bërë asnjë publikim që mesfushori është larguar dhe mediat italiane zbulojnë një prapaskenë. Presidenti Lotito ende nuk e ka firmosur dokumentin që lejon transferimin e futbollistit dhe këtë, do ta bëjë vetëm në momentin që në llogari kalojnë paratë.

Pak ditë më parë, Lotito shprehet “paguaj paratë dhe shih devenë”. Si duket, këtë shprehje po e çon deri në fund. “Il Mattino” raporton se Lotito e ka bërë të qartë se nuk do të ketë transferim deri në momentin që kalojnë paratë në llogari. “Nuk i kam marrë paratë ende dhe nuk e lejoj transferimin deri kur t’i shoh”, shprehet Lotito.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: