• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Miliona dhe prestigj, ja pse sfida e sotme në Champions është vendimtare për Milanin

18/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk është vetëm një çështje parash, por nuk duhet të fshihemi. Edhe ato janë shumë të rëndësishme.

milan

Sepse nëse kuqezinjtë do të sigurojnë kualifikimin në fazën e 1/8-ave duke korrigjuar gabimin e bërë në Zagreb do të përfitonin 11 milionë euro që UEFA i akordon për skuadrat që kalojnë “Play Off”-in.

Këto të ardhura do t’i shtohen vlerës së përfituar deri tani nga kuqezinjtë që është 61.3 milionë euro. Por sigurisht që kjo ndeshje nuk vlen vetëm për paratë, vlen gjithashtu edhe për prestigjin e klubit në arenën europiane. Merkato e bërë në janar ka treguar se Milani është një skuadër ambicioze dhe kërkon që të bëjë rrugë sa më shumë në Ligën e Kampionëve për të kërkuar të përsërisë dy sezonet e mëparshme kur arriti deri në gjysmëfinalen e Champions-it.

Emrat e afruar dhe mini-revolucioni që ndodhi në janar tregon që drejtuesit kuqezi nuk kënaqen me pak dhe sigurisht që mungesa e kualifikimit në fazën e 1/8-ave do të ishte një dështim. Për këtë arsye, Leao me shokë duhet patjetër që të bëjnë gjithçka për përmbysjen e madhe sot në mbrëmje ndaj Fejnordit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Portieri Bekaj në mesin e më të mirëve në Turqi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.