Sandro Tonali nuk është transferimi i vetëm që do të ndodhë gjatë kësaj vere nga Milani në drejtim të Njukasëll në Angli. Pasi mesfushori i deklaruar si “milanist” i dha lamtumirën kuqezinjve pas ofertës tunduese që i erdhi nga britanikët, duket se do të marrë me vete edhe një pjesëtar të stafit.
Klubi italian ka bërë të ditur se edhe Andrea Romeo, nuk do të jetë më menaxheri i skuadrës. Ish-gjyqtari, i cili mbante këtë rol që nga viti 2017, i është bashkuar prej pak ditësh klubit të Njukasëll për të qëndruar me Sandro Tonali.
Njukasëll do e paguajë dhe përfshijë atë në stafin që i është vënë në dispozicion futbollistit italian. Në këtë mënyrë, ai do të kontribuojë sa më shumë për një përshtatje të shpejtë të mesfushorit me Anglinë dhe futbollin britanik.
Vendi ishte lënë vakant prej kohësh, pasi në turneun amerikan të Milanit, këtë rol e kishin mbuluar persona të tjerë që janë pjesë e stafit kuqezi.
PANORAMASPORT.AL