Milionat që po i ofrojnë klubet nga Arabia Saudite kanë bërë që shumë emra të njohur të futbollit botëror të kthejnë sytë nga pasuritë e sheikëve, duke lënë në plan të dytë ambiciet sportive, sidomos nëse janë pranë fundit të karrierës. Por jo të gjithë.
E përditshmja gjermane “Bild” raporton se janë tre Kampione Bote me Gjermaninë në vitin 2014, të cilët kanë refuzuar kohët e fundit ofertat që u kanë ardhur nga sheikët, të gatshëm të paguanin rroga shumë të majme për shërbimet e tyre.
Toni Kros, Tomas Myler dhe Mario Gëtze, kanë qenë të gjithë në kontakte me klube saudite, të cilët i kanë bërë të qartë se ishin të gatshëm të paguanin për shërbimet e tyre. Por lojtarët në fjalë u kanë kthyer mbrapsht propozimet me një “jo” të qartë, duke shpjeguar se nuk do të preferonin një mbyllje të tillë të karrierës së tyre.
PANORAMASPORT.AL