• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milionerët e vitit 2024, Ronaldo është ‘sheiku’, Messi e Neymar plotësojnë podiumin

21/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Neymar Junior… janë sërish ata, të cilët kanë dominuar në dy dekadat e fundit, lojtarët me të ardhurat më të mëdha për vitin 2024.

Sajti i specializuar për transferimin e lojtarëve, Transfermarkt, ka bërë një renditje të ‘yjeve’ të futbollit që fitojnë më shumë para nga kontratat e tyre dhe në krye, me diferencë të ndjeshme me njëri tjetrin dhe të tjerët janë CR7 dhe Messi.

Sipas Transfermarkt, portugezi i Al Nassr në Arabinë Saudite gjatë vitit 2024 arkëton në total mes pagës dhe kontratave me kompanitë e mëdha 263 milionë euro.

Messi, që luan tek Inter Miami në MLS i shton llogarisë së tij më pak se gjysmën e shumës që përfiton Ronaldo: 124 milionë euro.

Neymar Junior, edhe pse nuk luan prej një viti për shkak të një dëmtimi të rëndë, që e detyroi t’i nënshtrohet operacionit në gju, fiton 101 milionë.

I katërti vjen Benzema, që luan në të njëjtin kampionat me Ronaldon (Arabi Saudite), pastaj është radha e ‘yjeve’ të futbollit që luajnë në kampionatet elitare evropiane: Mbappe, Haaland, Vinicius Junior dhe Salah.

 

Image

Next Post

VIDEO/ I papërmbajtshmi Manaj realizon dygolësh, Sivasspori përmbys Hataysporin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.